Dialogu Kosovë-Serbi do vazhdojë edhe pas zgjedhjeve
Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë në rang kryeministrash edhe pas zgjedhjeve të 3 nëntorit. Sipas burimeve diplomatike, po planifikohet që pas takimit të rradhës së dy kryeministrave që pritet të mbahet pas zgjedhjeve të lokale të nëntorit të konsolidohet Asociacioni-Bashkësia e Komunave Serbe të Kosovës.

Madje pas kësaj pritet që të nisë faza përmbyllëse e dialogut, shkruan Tribuna. Ndërkohë funksionalizimi i asociacionit do të krijoj situatë të re në Kosovë ku do të vlerësohet se është adresuar problemi më i madh mes Kosovës dhe Serbisë, i cili është ai i veriut.

Nëse arrihet kjo të dy vendet do të bashkëjetojnë me njera-tjetrën në modelin e dy Gjermanive. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori