Dialogu, esencial për progresin e Serbisë dhe Kosovës drejtë BE-së
BE-ja do të përkrahë angazhimin e saj ndaj Kosovës. Këshilli do të rishikojë progresin në pranverë, kur edhe do të shikohet për mundësinë e nxjerrjes së një vendimi për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Kjo ka qenë deklarata e presidentit të Këshillit Evropian, Herman van Rompuy pas takimit që ka pasur sot me kryeministri Thaçi në Bruksel.



"Ne kërkojmë nga Kosova që të siguroj bashkëpunim të plotë me misionin Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu diskutuam edhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja me Beogradin. Përgëzova kryeministrin dhe përfaqësuesen e lartë, Cathy Ashton për progresin e arritur deri më tani." u shpreh Rompuy.



Ndërsa kryeministri Thaçi u shpreh se e ardhmja e Kosovës është e sigurt dhe ajo është e ardhme evropiane.


"Sot ne do të takohemi edhe në raundin e pestë të bisedimeve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Qëllimi dhe synimi ynë është integrimi i të gjithë serbëve në institucionet dhe shoqërinë kosovare. Ne po ndërtojmë një vend me të drejta më afirmative për të gjithë qytetarët, në veçanti për komunitetin e minoriteteve. Sot jemi në Bruksel, Kosova dhe Serbia, jo për ta mundur njëra-tjetrën, por për të arritur një marrëveshje, për të lëvizur përpara drejt integrimeve në NATO dhe Bashkim Evropian." u shpreh Thaci. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2013, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori