Dialogu do të vazhdojë
Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton është shprehur se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë. Maja Kocianqiq njofton se dialogu është në interesin e të dyja palëve.


“Tash presim që të formohet shpejt qeveria e re në Beograd, dhe më pas do të konsultohemi me të dyja palët se kur dhe si do të procedojmë, por ne e kemi bërë të qartë se dialogu është në interesin e të dyja palëve, si Serbisë ashtu edhe Kosovës. Ato janë çështje praktike që kërkojnë zgjidhje dhe ne do të punojmë mbi këto baza. Si e thash presimdialogu do të vazhdojë. E po ashtu ka çështje që duhet adresuar siç është ajo e zbatimit të marrëveshjeve tashmë të arritura”, ka thënë Kocianqiq.

Aktualisht, të dyja palët e përfshira, tregohen të rezervuara duke pritur formimin e qeverisë së re në Beograd. /albeu.com/

Shtuar më 29/05/2012, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori