E FUNDIT/ Eliminohet me sëpatë kokës një person në qendër të Korçës
Dialogu do të vazhdojë të udhëhiqet nga BE
Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndërmjetësojë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar të mërkurën raportuesi i Parlamentit Evropian, David McAllister.

Ai ka thënë për RTV Vojvodina se BE-ja beson se gjëja më e rëndësishme është që Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen tryezës së negociatave në Bruksel.

“Natyrisht se do të kishte kuptim që fuqitë e tjera të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia – t’i bashkoheshin debatit politik, në mënyrë që ai të ecte përpara”, është shprehur McAllister.

Ai ka thënë se këtë gjë BE-ja e ka mbështetur gjithmonë.

“Ne gjithmonë debatojmë me fuqitë jashtë BE-së. Ajo çfarë ne duam në fund është të shohim një zgjidhje të qëndrueshme, e cila është e pranueshme për të dyja palët”, ka deklaruar McAllister.
Shtuar më 13/03/2019, ora 23:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori