Ndodh në Shqipëri, vëllai i gjyqtarit shkakton penalltinë

Jo shpesh ndodh të kemi koincidenca të tilla në një ndeshje futbolli.

Gjyqtari kryesor akordon penallti, por ai që e shkakton është pikërisht vëllai i tij.

Kjo i ka ndodhur arbitrit nga Pogradeci, Rinaldo Abazaj, në miqësoren e fundit Dinamo-Egnatia.

Marin Abazaj luan për blutë e kryeqytetit dhe në fundin e lojës bëri një ndërhyrje të gabuar në zonë ndaj Shtubinës.

Në këto kushte, vëllai i tij arbitër nuk hezitoi dhe akordoi 11-metërsh për rrogozhinasit.

Një koincidencë e bukur, por me të dyja palët që tregohen profesioniste, si Rinaldo arbitër ashtu edhe Marini mesfushor.


Shtuar 13.08.2021 17:42