Dialogu, Ashton: Proces i vështirë
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton ka vlerësuar ecurinë e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Gjatë paraqitjes vjetore në Këshillin e Sigurimit, ajo cilësoi hap shumë të rëndësishëm takimin e javës së kaluar ndërmjet presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq në Bruksel.


“Deri tani, kjo ka çuar deri tek rezultatet konkrete. Kemi marrëveshjen për të çuar përpara zbatimin e menaxhimit të përbashkët të kufirit dhe tani të gjitha vendkalimet janë të hapura dhe funksionale. Kemi një marrëveshje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare. Kemi një marrëveshje për zyrtarët e ndërlidhjes që do të jenë në zyrat e Bashkimit Evropian në Beograd dhe në Prishtinë.” u shpre Ashton ndërsa e kacilësuar procesin, si një proces jo të lehtë për asnjërin prej tyre. Ajo ka ofruar e Këshillit. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2013, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori