Baronesha Catherine
Ashton është shprehur se
dialogu me Serbinë është i pashmangshëm për qeverinë e Prishtinës, kushdo qoftë në krye të saj.
BE pret që
dialogu Kosovë - Serbi të vazhdojë dhe të implementohen edhe marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel.
“Unë vetëm mund të them se presim nga Qeveria e re e Kosovës të vazhdojë dialogun dhe implementimin e Marrëveshjes së 19 prill 2013”, ka thënë për “Zëri”, zëdhënësja e
Ashton, Maja Kocijançiç.
E vetmja forcë që është kundër bisedimeve me Serbinë është Vetëvendosja.
Partitë e tjera opozitare që nënshkruan edhe koalicionin janë
dakord për bisedime me Serbinë dhe puna e tyre mbetet që të bindin edhe VV-në që të jetë
dakord për bisedimet.
Zëdhënësja e
Ashton, Kocijançiç mësohet të ketë thënë se duhet dialog me Serbinë, ose në të kundër ekziston rreziku që Kosova ti prishë marrëdhëniet me ndërkombëtarët. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2014,
ora 11:33