Dhurata Hoxha zëvëndëson Hajredin Kuçin?
Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa javë më parë emëroi Hajredin Kuçin në pozitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, të cilën deri pak muaj më parë e mbante presidenti aktual, Hashim Thaçi.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në krye të dikasterit të Drejtësisë tashmë pritet që të emërohet Dhurata Hoxha, e cila vije nga partneri i koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës.

Kujtojmë se në media shpesh ishte thënë se Gani Koci është njëri nga emrat e mundshëm për ministër të Drejtësisë. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2016, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori