Dhunuan deputetin, reagon Lista Serbe
Lista Serbe ka reaguar pas sulmit fizik që iu bë këtë mëngjes kryetarit të Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq në Prishtinë.

Në një komunikatë për media, Lista Serbe e ka quajtur veprim të turpshëm sulmin që Millan Kostiq i bëri deputetit të Kuvendit të Kosovës.

“Sulmi i Millan Kostiq është i turpshëm, pasi atë njerëzit në Kosovë e njohin si njeri familjar, që u fut në politikë me kërkesën e bashkatdhetarëve të tij, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbijetesën e popullit serb. Ai tregoi arrogancë me shokët e tij. Kjo është hera e parë që në Prishtinë, një serb është viktimë e sulmit nga një serb tjetër”, thuhet në reagim.

Lista Serbe ka kërkuar nga policia dhe prokuroria që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të ndjekur penalisht dhe për të dënuar të dyshuarit, duke e quajtur këtë sjellje të papranueshme.
Shtuar më 20/03/2019, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori