Dhunojnë policinë, arrestohen 3 persona
Pëlqej
Tre shtetas, njëri në Klinë dhe dy te tjere në Prishtinë janë vënë në pranga të policisë, pasi kanë sulmuar forcat policore.

Rastet kanë ndodhur në mënyrë të veçuar dhe "'kanë lidhje me njëri-tjetrin".

Qytetari nga Klina mësohet se ka ushtruar dhunë ndaj një polici, me ç'rast është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Një tjetër rast ka ndodhur në Prishtinë, ku dy persona në rrugën ‘Enver Zymberi’ kanë penguar policinë të kryejë punën zyrtare dhe kanë sulmuar mbi ta.

Të dy personat janë marrë në intervistë dhe janë të lënë të lirë, por se do të ndiqen penalisht. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori