U rrëmbye mbrëmë pas sherrit në Elbasan, gjendet i riu, shoqërohet disa persona

Mbrëmjen e djeshme dy grupe të rinj u përfshinë në një sherr. Pas sherrit disa persona u arratisën menjë mjet tip “Ford” ngjyrë gri dhe rrëmbyen një të ri.

Ngjarja ngriti në këmbë policinë e Elbasanit, dhe u ngritën pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit. Sot është bërë e mundur gjetja e të riu, ndërsa janë shoqëruar personat që e morën pa dëshirën e tij.

Pritet që policia të dalë në një deklaratë për media./albeu.com


Shtuar 28.07.2022 11:09