Një shqiptar nga Kosova i moshës 41 vjeçare ka
pësuar lëndime të rënda si pasojë e
zjarrit që ka shpërthyer në ndërtesën ku ai banon, në Hunzenschwil të Kantonit Aargau. Një helikopter i njësive për shpëtim e ka transportuar atë në spital.
Siç bën të ditur Policia e Kantonit të Aargaut, rreth orës 7.30 zjarri kishte kapluar një banesë në
katin më të lartë të një ndërtese të vjetër banimi, shkruan sda.ch.
Një banor e kishte parë tymin e dendur dhe i kishte alarmuar zjarrfikësit. Ndërkohë që ekipet për fikje të
zjarrit ishin angazhuar në shuarjen e
zjarrit nga jashtë, trupat e specializuara për mbrojtje të frymëmarrjes e kanë lokalizuar qendrën e
zjarrit në një banesë në
katin e dytë, ku dhe e kanë shuar shpejt zjarrin, transmeton albinfo.ch. Në atë banesë banon një familje katër anëtarëshe nga Kosova. Ndërkohë që gruaja dhe fëmijët, ashtu sikurse edhe të gjithë banorët e ndërtesës, kishin ikur me kohë, kryefamiljari fillimisht konsiderohej i humbur.
Pak më vonë, trupat e mbrojtjes së frymëmarrjes e kanë gjetur atë pa ndjenja, në
banesën e mbukuar nga tymi i dendur dhe bloza, përcjell albinfo.ch. Kosovari kishte
pësuar djegie të shkallës së lartë. Një helikopter i shpëtimit e ka transportuar atë në spital.
Përveç tij, një banor tjetër është dërguar në spital me një autoambulancë me dyshimin se ka
pësuar helmim nga tymi.
Banesat e kësaj ndërtese janë dëmtuar shumë ndërsa ato në
katin e prekur më shumë, janë tä pabanueshme.
Shtuar më 15/03/2018,
ora 14:21