PDIU braktis Edi Ramën
DETAJET/ Polici që po arreston Kurtin është i akuzuar për prostitucion
Pëlqej
Policia e Kosovës ka arrestuar sot dhunshëm deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe deputetet Donika Kadaj dhe Albulena Haxhiu.

Ndërkaq, një aktivist i VV-së Valdrin Ahmeti ka denoncuar një polic që e arrestoi Kurtin i cili sipas tij është i akuzuar për prostitucion.

Ky është postimi i tij:

Kriminelet me uniforme ndersehen kunder Levizjes sone

Ky ne foto, i cili gjate gjithe arrestimit te Albin Kurtit ishte me aktivi dhe me brutali, eshte Saim Januzi. Po i njejti ka qene ai qe nxorri zvarre jashte nga salla e Gjykates familjaret e aktivisteve te denuar.

Saimi eshte i akuzuar per prostitucion e per trafik te qenieve njerezore dhe ka qene i supsenduar nga policia pikerisht per shkak te kesaj akuze.

Nuk eshte e rastesishme se si te gjithe kriminelet po vishen me uniformen e policise speciale dhe po ndersehen kunder Levizjes sone.
Shtuar më 24/11/2017, ora 11:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori