Detajet, nxënësit e armatosur në ekskursion janë të shkollës fillore
Pëlqej
​Policia e Kosovës, gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj disa nxënësve të cilët ishin nisur në ekskursion, gjeti dhe sekuestroi disa armë të ftohta, si thikë dhe doreza, por edhe një sasi të vogël lënde narkotike.

Sipas policisë, nxënësit janë të moshave 14 dhe 17 vjeç, dhe janë të një shkolle fillore në Podujevë.

"Gjate kontrollit ju janë gjetur tri armë të ftohta (thika) , një boks i hekurit dhe një sasi e vogël e substancave të dyshuara narkotike ku të gjitha mjetet e dyshuara janë konfiskuar edhe personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion për procedura, të gjitha procedurat janë kryer me urdhër të prokurores për të mitur, si dhe ne konsultim edhe me gjyqtaren kompetente", thuhet në raportin e policisë, përcjell "Express".

Sipas policisë, mësohet se ekskursioni është anuluar dhe se prokuroia po vazhdon procedurat për zbardhjen e plot të çështjes, e cila mund të rezultojë në penalizimin e nxënësve. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori