E FUNDIT/ Milani shpëton në fund mes dramës (VIDEO)
DETAJET/ Nijazi Rexha dhe Jova Radoviq do të hetojnë vrasjen
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqeri Syla, ka thënë se kjo prokurori ka nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Për hetimin e kësaj vrasjeje e cila ndodhi sot në mëngjes në Mitrovicë të veriut, para selisë së partisë së Ivanoviqit, tashmë janë angazhuar dy prokurorë të kësaj prokurorie.

“Vrasja e Oliver Ivanoviqit është duke u hetuar nga një ekip prej dy prokurorëve të Prokurorisë sonë, Nijazi Rexha dhe Jova Radoviq”, ka thënë Shyqeri Syla per KALLXO.com.

Ai tha se ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë vrasje.

Aktualisht, ekipi kosovar i ekspertëve të mjekësisë ligjore është duke kryer autopsinë e trupit të pajetë të Oliver Ivanoviqit.

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar përfshirjen e prokurorëve serbë në hetimin e vrasjes ndërsa ka thënë se edhe prokuroria serbe do ta kryejë një hetim paralel për këtë vrasje.
Shtuar më 16/01/2018, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori