Detajet nga Kremlini: Putin i tha Vuçiqit se marrëveshja me Kosovën duhet të jetë e balancuar
Presidenca ruse ka dhënë detaje se çka është biseduar sot në telefon mes presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe atij rus, Vladimir
Putin.
Në një njoftim të lëshuar para pak minutash, presidenca ruse ka thënë se
biseda është fokusuar kryesisht në marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Siç ka nënvizuar
Putin, marrëveshja duhet të jetë e bazuar në parimet e një kompromisi të
balancuar.
"
Biseda është fokusuar në çështjen e Kosovës. Vuçiq ka infirmuar presidentin e Rusisë për bisedimet që ka pasur në Uashington më 4 shtator dhe më 7 shtator.
Putin rikonfirmoi pozicionin e rusisë për parimet e një marrëveshjeje të
balancuar që duhet të jetë e pranueshme nga Serbia dhe e aprovuar nga Këshilli i Sigurimit në OKB", thuhet në njoftim.
Ndryshe, kjo është
biseda e parë që presidentët e dy shteteve aleate e zhvillojnë pas marrëveshjes së 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.
Shtuar më 10/09/2020,
ora 12:22