DETAJET/ Ky veteran bëri atë që shumë pak e bëjnë, hoqi dorë nga certifikata
Ndonëse dita kur e mori certifikatën e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ishte njëra nga ditët më të lumtura të jetës së tij, për shkak të kontributit në luftën e fundit, doktori nga Peja, Mazllom Smajli, ka vendosur që ta kthej prapa këtë status.

Ai në një letër të dërguar kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL)-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar për arsyet se pse ai e ka ndërmarrë një veprim të tillë.

Aty thuhet se keqpërdorimet, njollosja e statusit, manipulime me fakte, janë prej arsyeve kryesore që e kanë shtyrë ta marrë këtë vendim, të cilin e cilëson si shumë të vështirë, shkruan telegrafi.

Ai më tutje ka shkruar se kohëve të fundit jemi dëshmitar se shumë individ janë infiltruar në OVL dhe kanë fituar statusin e veteranit. Të luftës.
“I indinjuar me këto raste të cilat sa vinë e shtohen çdo ditë unë kam vendosur t’i mbrojë këto vlera. Pakënaqësitë e shumta në popull ma kanë forcuar bindjen dhe vendimin tim për distancim”, ka shkruar ndër të tjera Smajli.

Ai për distanciminin nga statusi i veteranit, ka numëruar arsyet rreth këtij vendimi:

Degradim i vazhdueshëm i emrit të veteranitluftës. Njollosja e statusit të veteranit të luftësPakënaqësitë e mëdha të shkaktuara nga pseudo – veteranët e luftësShfrytëzimi i statusit të veteranitluftës për interesa personaleKujdestari në përvetësimin e kontributeve të të tjerëveManipulimi me të vërtetën ne formë të shkruar

Ai thotë se sot më keqardhje dhe zemërthyer marrë këtë vendim të largimit nga OVL. Ky veprim bëhet me qëllim ë mbrojtjes së veteranitluftës nga degradimi,njollosja, pakënaqësia, shfrytëzimi, përvetësimi dhe manipulimi me vlerat e luftës. Ky veprim mund të ndryshojë vetëm atëherë kur listat e veteranëve të pastrohen.

“Z. Gucati, duke besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe në organizatën e OVL, unë mbes me shpresë se ju dhe OVL do të reflektoni nga këto pakënaqësi”, përfundon letra e doktorit pejan, Mr. Sci, dr, Mazllom Smajli.


Shtuar më 17/01/2018, ora 08:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori