Vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviq sot në
veri të Mitrovicës ka ngjallur reagime të shumta brenda dhe jashtë vendit.
Nacionalistët që kanë sot pushtet në Serbi po eliminojnë njerëzit që nuk janë të tyre në Kosovë.
Kështu kishte deklaruar tërthorazi edhe një zyrtar i lartë serb në Kosovë.
Në një intervistë ekskluzive vitin e kaluar për Arbresh.info, ish-lideri i Listës Sërpska Aleksandar
Jabllanoviq pati thënë se ndihet i kërcënuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke pretenduar se orkestrimin e dhunës ndaj tij e ka bërë
Beogradi zyrtar.
Ai pati deklaruar se sulmet ndaj tij kanë qenë të orkestruara nga
Beogradi zyrtar, duke treguar edhe rastin kur
Jabllanoviq i kishte drejtuar armën
serbëve në
veri të vendit.
Jabllanoviq pati thënë se serbët e
Kosovës përfundimisht duhet të lirohen nga dirigjimi i Beogradit, duke përmendur emra konkret që mund të jenë në “listën e zezë” të
serbëve që mund të bashkëpunojnë me Serbinë.
Shtuar më 16/01/2018,
ora 12:30