Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, për rastin e shenjëstruar kundër të pandehurve, M.A., M.M., M.S., S.R. dhe A.B për
veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të
organizuar” nga
neni 283
paragrafi 1 lidhur me
veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja e pa autorizuar e narkotikëve dhe substancave psiko – tropike dhe analoge” nga
neni 273
paragrafi 2 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, të pandehurit M.A., M.M., M.S., S.R. dhe A.B., me dashje dhe në dijeni kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të një grupi të
organizuar në të cilën ka marrë pjesë edhe i pandehuri L.Z., i cili gjendet në arrati.
Të pandehurit e lartcekur në territorin e Republikës së Kosovës, gjatë vitit 2017, kanë pranuar të formojnë një grup të personave, me qëllim që ti sjellin vetes përfitime pasurore të cilët janë marrë me blerjen, transportin dhe shitjen e paautorizuar të narkotike të llojit marihuanë, për në shtetet e ndryshme të Evropës.
Të pandehurit, me këto veprime kanë kryer
veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të
organizuar” nga
neni 283
paragrafi 1 lidhur me
veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja e pa autorizuar e narkotikëve dhe substancave psiko –tropike dhe analoge” nga
neni 273
paragrafi 2 të KPRK-së.
Shtuar më 27/04/2018,
ora 15:10