Detaje tronditëse nga përdhunimi i 33-vjeçares shqiptare: E çoi në motel dhe e lidhi
Detaje të reja kanë dal në dritë në lidhje me përdhunimin e një 33-vjeçareje kosovare në një
motel në Gjilan.
Bëhet fjalë për 33-vjeçaren me inicialet D.K., e cila u dhunua seksualisht nga një i njohur i saj me inicialet P.M., 29 –vjeç.
Prokuroria Themelore e Gjilanit ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, P.M, 29 vjeç.
Ndërsa, besohet se
viktima dhe i
dyshuari kishin kohë që janë njohur. Sipas dyshimeve të para,
viktima u keqtrajtua seksualisht në
motel, pasi fillimisht u lidh nga i
dyshuari, i cili dyshohet se më pas kreu marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.
Rastin e dhunimit e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, aty thuhet se
viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore,
ndërsa i
dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM /Gjilan 18.01.2021 – 08:00. Është arrestuar i
dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një
motel ka dhunuar viktimën femër kosovare.
Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore,
ndërsa i
dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia në raportin 24-orësh.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 17:32