Detaje tronditëse: Mbështetësi i ISIS planifikonte të vriste Ramush Haradinajn
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të RepublikësKosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.E për shkak të dyshimit se ai ka kërcënuar Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Të pandehurit B.E i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RepublikësKosovës”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.E nga fundi i vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019 ishte angazhuar në përgatitjen e akteve terroriste në Kosovë ashtu që me datë 10.01.2019, duke shfrytëzuar aplikacionin “Telegram” si administratorë në kanalin “Luajtë e shkretëtirës” ka publikuar foto kërcënuese ndaj Kryeministrit të RepublikësKosovës z. Ramush Haradinaj me një mbishkrim e në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS, me qëllim të frikësimit serioz të popullatës dhe që seriozisht të destabilizoj strukturat themelore politike e kushtetuese të RepublikësKosovës, pastaj me intervenimin e pjestarëve të Policisë së RepublikësKosovës DKT në Prishtinë, në telefonin e tij “ Iphone 6” i është gjendur kjo fotografi si dhe një thikë e cila edhe i është sekuestruar nga Policia e Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media dërguar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Tutje thuhet se gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.E është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedures.

“Po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të janë kryer veprat penale, peshën e veprave penale, ashtu që nëse i pandehuri qëndron në liri do të mund të përsëris veprat e njëjta apo të ngjashme penale, mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale”, theksohet në komunikatë.


Shtuar më 14/01/2019, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori