Detaje të reja mbi vrasjen e rojes së Albi Mallit
Policia e Kosovës publikon detaje të reja në lidhje me dy vrasjet e fundit që ndodhën në Kosovë, njëra e policit të Kosovës dhe tjetra e rojës së Albi Mallit. Në një konferencë për mediat major Afrim Ahmeti ka thënë se kohët e fundit policia është përballur me detyra të rënda për shkak të dy vrasjeve në Prishtinë.

“Fatmirësisht të dy këto raste u zbuluan dhe u kryen me sukses”, ka thënë Ahmeti, raporton Indeksonline. Ai ka thënë se për vrasjenAlbi Mall janë përfunduar operacionet.

Ndërsa kapiten Nuhi Xhela ka thënë se për vrasjen e rojës në Albi Mall, janë arrestuar dy persona të dyshuar te mbështjellë me maska dhe dorëza në kokë, kur e kanë kryer vrasjen.

“Të dyshuarit menjëherë kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke kryer vrasjen. Për ta penguar vjedhjen kishte vepruar roja - kur ata e kanë vërejtur rojën, njëri nga të arrestuarit e ka goditur rojën dhe ai vdes në vend. Kasaforta nuk është marr nga aty. Tri goditje me armë ka marr roja, dy në abdomen dhe një në anën e majtë. Më 7 prill është bërë identifikimi i Sh. Cakolli, i lindur më 1995">1995, i cili është dërguar në mbajtje si i dyshuar për vrasjen e rojës. Më 8 prill është arrestuar i dyshuari i dytë L. Beka, 1995">1995, për vrasjen e rojës. Më 9 prill, në ora 18 L. Sadiku është i intervistuari kryesor për vrasjen e rojës, ndërsa A Rexhepi është i dyshuari i katërt”, ka thënë Xhela. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2015, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori