Detaje nga sulmi ndaj gazetarit Kajtazi
Pëlqej
Gazetari dhe kryeredaktori i 'Insajderit' Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në një nga lokalet në kryeqytet.

Kajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qendruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar për Gazetën Express.

Vehbi Kajtazi ka mbetur i përgjakur nga goditja, dhe menjëherë është futur brenda në lokal. Ndërsa, sulmuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka arritur pak minuta pas sulmit në vend të ngjarjes dhe është duke intervistuar gazetarin.


Shtuar më 13/10/2017, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori