Detaje nga mbytja e personit në liqenin e Livoçit
Personi që është gjetur i vdekur në ujërat e liqenitLivoçit në Gjilan është një burrë 66-vjeçar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas zyrtarit të Policisë, viktima është 66-vjeçari E.Sh.

Trupi i viktimës është gjetur në ujërat e liqenitLivoçit.

Në operacionin e kërkimit të viktimës kanë marrë pjesë njësi të Policisë, të KFOR-it dhe zhytësit e FSK-së.

Për shkak se liqeni i Livoçit është i ngrirë, zhytësit janë detyruar ta thyejnë akullin për t’u zhytur në ujë.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, tha më herët për KALLXO.com se mbrëmë ishte gjetur një veturë me dyer të hapura buzë liqenit.

Për shkak të motit të ligë, operacioni ishte ndërprerë mbrëmë për të vazhduar sot.

Njësitë e Policisë, FSK-së dhe KFOR-it kishin vendosur shirita të sigurisë rreth zonës.

Pas gjetjes së trupit të viktimës, të gjitha ekipet e përfshira në operacion janë larguar nga zona.


Shtuar më 03/02/2019, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori