Detaje nga ceremonia e varrimit të Avni Hysenit
Ish – luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni sot varroset në Gllogjan.

Ai kishte disa ditë që po qëndronte i shtrirë në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, mirëpo, Hyseni nuk arriti t’i bëjë ballë më dhe të hënë mbrëma ai vdiq.

Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi, për shkak të gjakderdhjes masive në tru.
Madje, atij i ishte refuzuar tani edhe viza nga Ambasada Gjermane për të shkuar në Perëndim për shërim.

Përndryshe, Avni Hyseni la pas vetes dy vajza.

Ai kishte qenë pjesë e UÇK-së, teksa më pas ishte pjesë e TMK-së dhe më pas ishte pjesë e luftës së lavdisë si ushtar i UÇPMB-së.

Ora 11:30 – 12:30, mbahen homazhe në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” – Pejë.

Ora 12:30 – 13:00, mbahet ceremonia mortore në Palestrën e Sporteve “Karagaqi”.

Ora 14:00, Ceremonia e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.


Shtuar më 02/01/2019, ora 08:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori