Dështon zgjedhja e kryesuesit në Kuvendin e Malishevës
Pëlqej
Grupet politike në Kuvendin Komunal të Malishevës nuk kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, duke bërë kështu që mbledhja të shtyhet për të hënën.

Sipas një komunikate të KomunësMalishevës, mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të KomunësMalishevës, e thirrur për sot, është shtyrë për të hënën e ardhshme.

“Duke parë mos koordinimin e subjekteve politike në Kuvendin e Komunës, me propozimin e Kryetarit të Komunës, i cili edhe e ka thirrur mbledhjen e parë, kryesuesja e mbledhjes, Hidajete Mazreku, si anëtarja më e vjetër në kuvend, e ka shtyrë mbledhjen për të hënën e ardhshme.

Në këtë mbledhje të parë, është dashur të bëhet zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, por për gati dy orë, grupet politike, që e përbëjnë Kuvendin e Komunës, nuk kishin arritur marrëveshje për zgjedhjen e kryesuesit, dhe gjatë kësaj kohe, vazhdimisht kanë lëvizur herë brenda e herë jashtë sallës së kuvendit”, thuhet në komunikatë.

Kuvendi i KomunësMalishevës, i ka 31 anëtarë, ndërsa asnjë subjekt politik nuk e ka shumicën. Kuvendi i KomunësMalishevës, i dalë nga zgjedhjet e fundit lokale, ka këtë përfaqësim të subjekteve politike: NISMA ka 11 anëtarë, PDK, ka 9 anëtarë, LDK ka 6 anëtarë, LVV ka 4 anëtarë dhe AAK 1 anëtar.

Mbledhja e KK të Malishevës, do të vazhdoj punimet të hënën me 15 janar 2018, duke filluar në ora 10:00.
Shtuar më 12/01/2018, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori