Dështon sërish formimi i komisionit hetimor për PTK-në
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të formojë Komisionin hetimor, që do të vërtetojë procedurat legale të shitjes së aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK).

Seanca e sotme, është shtyrë për shkak të mungesës së një marrëveshjeje midis partive politike në pushtet dhe atyre në opozitë.

Formimi i komisionit hetimor, ishte kundërpërgjigje e opozitës pas vendimit të qeverisë që të shesë 75 për qind të aksioneve të PTK-së konzorciumit gjerman AXOS capital në shumën prej 227 milionë euro, nën dyshimet për keqpërdorime.

Iniciativa buron nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Pjesë e komisionit duhet të jenë të gjitha grupet parlamentare. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2013, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori