Dështimet në dialog për faj të Serbisë e të BE-së
Edita Tahiri
Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri për moszbatimin e marrëveshjeve të dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë ka bërë me faj Brukselin dhe Beogradin. Në një konferencë për media u shpreh se Bashkimi Evropian ka faj po aq sa Serbia për ngecjet e dialogut.


Mendoj që përgjegjëse është edhe BE-ja, sepse është garantuese e zbatimit të marrëveshjeve, prandaj mendoj që si ndërmjetësuese duhet të ushtrojë ndikimin e vet dhe BE-ja ka ndikime do të thosha të theksuara, për faktin se integrimet evropiane janë objektiv i të dyja shteteve: edhe i Kosovës, edhe i Serbisë. Qëndrimi ynë është që pa zbatimin e plotë të marrëveshjeve nuk duhet të vazhdojë dialogu teknik”, ka thënë Tahiri./albeu.com/
Shtuar më 13/08/2012, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori