Bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë brenda hotelit 10-vjeçari

Një djalë 10-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në një hotel.

Djali u gjet pa jetë rreth orës 22:40 të dielën në hotelin Tiffany’s në Promenade në Blackpool.

Ai vdiq të enjten, tha një zëdhënës i policisë së Lancashire, duke shtuar se “mendimet tona janë me ta në këtë kohë”.

Hoteli than ë një deklaratë se ishin zemërthyer nga ajo që kishte ndodhur.

“Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë autoriteteve përkatëse çdo ndihmë që u nevojitet për të kryer hetimet e tyre.”

“Siguria dhe komoditeti i mysafirëve tanë mbetet prioriteti ynë numër një dhe për këtë arsye ne kemi marrë vendimin të mbyllim vullnetarisht hotelin ndërsa zhvillohen hetimet dhe inspektimet tona.”/albeu.com/.


Shtuar 8.09.2023 18:06