Borës s’do t’i pëlqejë! Pas daljes së Semit, Donaldi dhe Beatrixi nuk mohojnë se pëlqehen (VIDEO)

Duket se ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, e cila ka vetëm pak ditë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka vendosur që të ngacmojë banorët me radhë.

Mbrëmjen e djeshme pas përfundimit e spektaklit, teksa qëndronte në tavolinën që ndodhet jashtë së bashku me PM, DJ Dagz, Beatrix dhe Donald, ajo tentoi të vinte në siklet këta dy të fundit.

Antonela pyet Donaldin dhe Trixën nëse pëlqehen dhe ata të dy fillimisht bënë sikur nuk e dëgjuan pyetjen. Më pas këngëtarja i thotë me ironi: “Shumë, tani e kuptove”.

Biseda:

Antonela: Pëlqeheni ju të dy?

Donaldi:Ça ka?

Antonela: Pëlqeheni ju të dy më duket

Beatrix: Shumë, tani e kuptove

Antonela: Jo vetëm si shokë


Shtuar 27.11.2021 12:52