Dëshmitari i Mlladiçit: Serbët nuk persektuan njeri
Ish-shoferi i policisë së ushtrisë serbe të Bosnjes, Novia Andric tha në gjyqin që po mbahet në Hagë kundër Mlladiç se serbët nuk kanë persekutuar njeri në komnat e banuara nga jo-serbët.

Andric tha se pas referendumit mbi pavarësinë e Bosnjës atë vit, nacionalizmi filloi të rritej dhe ai u bashkua me forcat e mbrojtjes territorial të Serbisë, "duke qenë se fshati i tij ishte rrethuar nga muslimanët e armatosur".

Dëshmitari tha se njerëzit kanë qenë të lirë dhe nuk janë terrorizuar.

Ai hodhi poshtë çdo akuzë që i është ngritur nga prokuroria Ratko Mlladiçit.

Mlladiç është në gjyq për terrorizim ndaj popullatës së Sarajevës me kryerjen e sulmeve me artilieri dhe snajper kundër civilëve, gjenocid në Srebenicë dhe shtatë komuna të tjera, duke marrë peng gjithashtu paqeruajtësit e OKB./albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori