Dëshmitari i "Grupit të Drenicës": Hashim Thaçi kontrollonte burgun
Pëlqej
Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka nisur procesi gjyqësor kundër "grupit të Drenicës".

Këtë herë ka dëshmuar "Dëshmitari A".

Ai ka thënë se 12 komandantë të UÇK-së janë përgjegjës për qendrën e ndalimit në Likovc.

“Dëshmitari A”, teksa iu përgjigj pyetjes së prokurorit Michalczuk se kush e udhëhiqte burgun e Likovcit, ka përmendur mes tjerash edhe emrin e kryeministrit aktual , Hashim Thaçit.

Burgun e kanë udhëheq Sylejman Selimi, Jahir Demaku, Shaban Shala, Zeqir Demaku, Muharrem Xhemajli, Sahit Jashari, Hashim Thaçi, Sabit dhe Nuhi Geci dhe disa komandantë të tjerë emrat e të cilëve nuk po më kujtohen”, tha dëshmitari.

Ai ka shtuar më tej se kur është marrë vendimi për ta pushkatuar, 9 komandantë kanë qenë kundër dhe 3 kanë qenë pro.

"Dëshmitari A", meritën se përse është gjallë ia ka atribuar Nuhi Gecit.

Ndërkohë, procesi është ndërprerë, për të rinisur pas pushimit të drekës./albeu.com/



Shtuar më 11/08/2014, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori