SPAK nisi hetimin, bosat e Call Centarave në Tiranë zhdukin gjurmët në mesnatë (VIDEO)

Prej disa ditësh në Shqipëri po flitet për Call Centerat ndërsa SPAK njoftoi se ka nisur hetimet për të paktën 13 qendra të tilla.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë dhe akuzat janë të rënda, Call Centerat në Tiranë po “avullojnë”.

Një video e gazetarit investigativ Artan Hoxha tregon se si pronarët tashmë po zhdukin çdo gjurmë nga këto kompani duke hequr në mesnatë kompjuterat dhe tavolinat e punës.

“Pamje direkte, që tregojnë sesi po boshatiset në orët e vona të natës, një ambjent call center i vendosur në katin e dytë të një pallati në qendër të Tiranës. Mesa duket dy ortaket, njeri shtetas gjerman dhe tjetri në mos gaboj, leviste me Lamburgini, kanë vendosur të fshehin gjurmet sa nuk është vonë.
Shprehja popullore “këmbët e shpejta, faqja e bardhë”, në këtë rast merr kuptim më shumë se kurrë…”- shkruan Hoxha.

Postimi i plotë:

Mbani frymen njerez! Lajm i minutes se fundit…
Kjo historia me call center mori paksa per dreq…

Mjaftoi nje jave denoncime ne media dhe nje urdher i Drejtorit te Pergjithshem te Policise Gledis Nano, qe “boset” te urdheronin boshatisjen me urgjence ne mes te nates, te ambjenteve ilegale ku kishin vendosur call center-at e tyre.

Pamje direkte, qe tregojne sesi po boshatiset ne oret e vona te nates, nje ambjent call center i vendosur ne katin e dyte te nje pallati ne qender te Tiranes.

Mesa duket dy ortaket, njeri shtetas gjerman dhe tjetri ne mos gaboj, leviste me Lamburgini, kane vendosur te fshehin gjurmet sa nuk eshte vone.
Shprehja popullore “kembet e shpejta, faqja e bardhe”, ne kete rast merr kuptim me shume se kurre.

Mesa duket, klientet ne Gjermani, ne Zvicer
apo vende te tjera te BE-se, duhet te urojne, qe policia e prokuroria shqiptare t’i gjejne “agjentet” e tyre te burses, perpara se ata te jene zhdukur pa lene gjurme dhe me llogarite e boshatisura drejt ishujve offshore …. /albeu.com/