Makina përplas të moshuarin në Tiranë, ndërron jetë në spital

Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë. Një mjet, në zonën e Komunës së Parisit, ka përpasur një të moshuar. Ky i fundit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa hetimet për ngjarjen kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 12.07.2022, në Komunën e Parisit, automjeti me drejtues shtetasin A. R. ka aksidentuar shtetasin F. Gj., rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 12.07.2022 17:56