Deri në 15:30, pjesëmarrja e votuesve 38.55%
Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur se deri në orën 15:30, pjesëmarrja e votuesve ishte 38.55 për qind. Ndërkaq, pjesëmarrja nëpër komuna veç e veç deri në orën 16, sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, ka qenë si në vijim: në Deçan 27.38 për qind, në Drenas 44.83 për qind, në Lipjan në një qendër votimi 45.76 për qind, në Skënderaj 41.19 për qind, Malishevë 30.55 për qind.

Përveç Malishevës, në të gjitha këto qendra pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Shtuar më 09/01/2011, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori