Deri në 1 milion euro dënim për kompaninë ajrore që mori mësuesit
Kompania me të cilën kanë udhëtuar gjashtë shtetasit turq të deportuar nga Kosova ka gënjyer për qëllimin e fluturimit, ngase leja është kërkuar për fluturim komercial.

Kështu deklaroi para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Driton Gjonbalaj, drejtor në Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC), kur po raportonte raportin për vitin 2017.

Gjobalaj i cili u pyet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, për këtë çështje u përgjigj se MI është duke u marrë me rastin, dhe se mund të vendoset gjoba deri një milion euro për atë operator dhe të merren masa të tjera.

“Autoritetet kompetente me përpikëri janë duke vazhduar punën e vet deri në përfundimin e këtij rasti”, ka thënë Gjonbalaj.


Shtuar më 22/05/2018, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori