Newcastle tenton Simeonen

Newcastle është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Steve Brucet.

Klubi anglez po synon të sjellë një trajner të njohur, dhe së fundmi, thuhet se drejtuesit e kubit anglez janë duke  monitoruar situatën e trajnerit, Diego Simeone.

Pronarët e rinj thuhet se do të tentojnë ta bindin argjentinasin ta marrë drejtimin e skuadrës, me këtë të fundit që ka kontratë me Atletico Madrid deri në vitin 2024. /albeu.com/


Shtuar 24.10.2021 08:34