Faqja e njohur e internetit jep shanset e klubeve për të fituar Championsin, nuk është Reali favoriti

Do të jetë një fazë grupesh intensive pasi do të duhet të luhet midis muajve shtator dhe nëntor pasi Kupa e Botës do të luhet në nëntor dhe dhjetor.

Dy ndeshjet e para në grupe do të luhen për një javë, e treta dhe e katërta në dy javët e para të tetorit dhe dy të fundit në javën e fundit të tetorit dhe javën e parë të nëntorit.

Faqja e internetit “FiveThirtyEight”, ka bërë një analizë ku tregojnë shanset në përqindje që kanë ekipet për të fituar trofeun e Champions League. Ajo që bie në sy është se Real Madrid, kampioni i sezonit të kaluar, ka një shans prej 6% për të ngritur trofeun.

Sipas studimit në fjalë, Bayern Munich është ekipi që ka më shumë shanse për ta fituar me 20%, i dyti është Manchester City me 18% dhe në vendin e tretë PSG me 16%.

Barcelona, edhe pse ka bërë një merkato shumë të mirë, renditet në vendin e 6-të për ta fituar trofeun me 5% shanse./ h.ll/albeu.com