Rama flet i lumtur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Hapja graduale!

“Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, politika do ishte shumë ndryshe…”

Ka përfunduar Mbledhja së Këshillit të Sigurisë të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, ku janë bërë bashkë të gjithë krerët e politikës në vend.

Kryeministri Edi Rama në një reagim në Tëitter e ka cilësuar si të dobishme mbledhjen me presidentin Meta dhe kreun e PD-së Lulzim Bashën.

“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim!

Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, politika do ishte shumë ndryshe.”- shkruan Rama.


Shtuar 15.04.2020 19:35