Der Standard: Ndërmjetësues i posaçëm per zgjidhjen e krizës në Kosovë
Gazeta austriake "Der Standard" i ka kushtuar një shkrim aktualitetit në Kosovë, ku tregohet mundësia e ardhjes së një ndërmjetësuesi për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Mes tjerash shkruhet se, AAK dhe Nisma kërkojnë vetëm pushtetin, ndersa Vetevendosje eshte ndryshe, shkruan Portali Albeu.

:

Krishtilindjet ortodokse në 6 janar nuk kaluan në paqe: Kur pelegrinët serbë deshin të vizitojnë kishën në Gjakovë, u gjuajtën me vezë. Policia mbrojti pelegrinët duke bërë barrikadë mes tyre dhe protestuesve.

Raste të ngjashme ndodhin secilin vit në Kosovë. Megjithatë rreziku është rritur ndjeshëm, sepse situata politikë është fragjile. Të shtunën përsëri është protestuar nga mijëra shqiptarë opozitarë kundër marrëveshjes me Serbinë. Ata gjithashtu lëshojnë sinjale edhe kundër serbëve në vend.

Gazlotsjellës dhe Vezë

Besimi te pala e Kosovës ka rënë, sepse serbët pamundësuan integrimin e Kosovës në UNESCO. Opozita nga ana tjetër disa muaj rresht bllokon seancat parlamentare me gazlotsjellës dhe vezë. Shtohen zërat se në Kosovë mund të vijë një ndërmjetësues, që jo patjetër duhet të jetë nga BE. Si fjala vjen, Matti Ahtisari ose edhe suedezi Carl Bildt, gjithashtu përmendet edhe Komisioni i Venedikut.

Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës shkon më tepër negativisht sesa drejt zbatimit. Vetëm katër nga 17 marrëveshjet e nënshkruara janë zbatuar. Kriza bëhet edhe më e thelë, kur mendon perspektivën e humbur të të rinjve, që kanë papunësi dhe varfëri të lartë. Për krahasim, 2008, 51,4% e shqiptarëve ishin të kënaqur me parlamentin e Kosovës, ndërsa kjo përqindje tani është vetëm 20. Ndërsa vetëm 13,9% besojnë në drejtësi. Kjo hap dyert drejt propagandës, ku partitë opozitare AAK dhe Nisma (Vetëvendosja nuk përmendet!-F.D.), të joshura për pushtet, dëshirojnë rrëzimin e qeverisë.

Partia e tretë opozitare Vetëvendosja fokusohet më tepër te problemet e brendshme, por është izoluar nga komuniteti ndërkombëtar. Ekspertja e Kosovës, Johanna Deimel kërkon që kjo parti të merret me seriozisht dhe të vendoset kontakte me partitëtë tjera europiane.

Populistët e majtë:

Brenda partisë së majtë ka persona me pushtet – si kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. Vetëvendosja është alternative e vetme për zëvendësimin e partive qeverisëse PDK dhe LDK, të cilat vlejnë si të korruptuara. Nëse Vetëvendosja përfundon bllokadat dhe dhunën, mund të ishte pjesë e zgjidhjes.

Kjo do pritej mirë edhe nga BE, e cila së fundi mohoi liberalizimin e vizave për Kosovën. Arsyeja: 2015 erdhën shumë azilkërkues nga Kosova, megjithëse nuk kishin asnjë shansë për njohje të azilit. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2016, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori