“Der Standard”: Kosova e Bosnja iu gëzuan zgjedhjes së liberalit në krye të Austrisë
Gazeta “Der Standard” e Vjenës, në një artikull të fundit shkruan se në Kosovë dhe Bosnjë po merret frymë më lirshëm që nga e hëna kur në Austri u zgjodh President, liberali Aleksander Van der Bellen.

Ndërkohë në rreshtat e parë prestigjiozja citon shkrimin në Twitter të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili pos urimit për Van der Bellen, në postim shkruan se “Austria mbetet partner i madh i Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”.

Kandidati tjetër nga e djathta ekstreme, Norbert Hoffer, që humbi garën për President, konsiderohet si kundërshtar i ashpër i pavarësimit të Kosovës, pasi ka respekt të madh për Republika Srpskan në Bosnjë.

Për këtë nga Sarajeva zyrtare janë dërguar përshëndetje për humbjen e Hofferit dhe fitoren e Van der Bellen, pasi që i pari pati thënë se nëse bëhet kryetar i shtetit austriak, do të kishte takime dhe me presidentin e Republikës Srspka, Milorad Dodik./Albeu.com/
Shtuar më 24/05/2016, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori