Rusia heq dorë nga thirrjet që Ukraina të “denazifikohet”, kjo është ajo që kërkon

Thirrjet për “denazifikimin” e Ukrainës janë hequr nga Rusia si pjesë e negociatave për armëpushim, thanë burimet për The Financial Times.

Katër persona të informuar mbi bisedimet në vazhdim i thanë gazetës se Kremlini ishte gjithashtu i përgatitur të linte Kievin të bashkohej me Bashkimin Evropian nëse ai braktiste përpjekjet e tij për t’u bashkuar me NATO-n.

Një nga burimet pohoi se Rusia po ndryshonte presionin e saj ushtarak dhe kërkesat e saj çdo ditë.

Kjo vjen ndërsa Ukraina dhe Rusia përgatiten të fillojnë më shumë bisedime paqeje në Turqi më vonë sot.

Tashmë janë zhvilluar disa raunde bisedimesh në kufirin me Bjellorusinë, por ende nuk ka asnjë marrëveshje për një armëpushim.


Shtuar 29.03.2022 09:35