Deputetja zbardh masat që do të merren pas vrasjes së Ivanoviçit
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Donika Kadaj-Bujupi mbajti konferencë për media, për të raportuar se cfarë ndodhi brenda mbledhjes së këtij komisioni.
Kadaj-Bujupi tha se në këtë mbledhje është kërkuar që të rritet vigjilenca ndaj Veriut, dhe ka kërkuar që kjo pjesë të ketë më shumë vëmendje.

Gjithashtu ajo më tej thotë se deputetët kanë kërkuar t’i shpërbëjnë bandat kriminale në Veri dhe institucionet e vendit të rrisin sigurinë atje.

Kryetarja e komisionit ka deklaruar se kjo kërkesë për sigurinë shtesë në Veri është bërë për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviçit.


Shtuar më 25/01/2018, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori