Deputetja e VV-së nga Facebook proteston kundër Thaçit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka hyrë në Facebok dhe kërkon që presidentit Hashim Thaçi t’i ndalohet kthimi në Kosovë, pasi së bashku me Aleksandar Vuçiç, presidentin e Serbisë, po vendosin për të ardhmen e vendit tonë.

Ajo në një postim në Facebook shkruan se presidenti Thaçi dje në Austri na tregoj se më nuk kemi pse t’i konsultojmë miqtë ndërkombëtar, pasi ai me mikun e tij Vuçiq vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe të ardhmen tonë.“Thaçi i cili u bë President në Kuvendin e Kosovës të rrethuar me policë nuk përfaqëson interesat e popullit të Kosovës. Prandaj, Thaçit duhet t’i ndalohet kthimi në Kosovë. Thaçi më nuk është president i Kosovës”, shkruan Pacolli.
Shtuar më 26/08/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori