Deputetja e VV-së konsumon produkte serbe, a është kundër Albin Kurtit?
Kur nuk janë në atdhe, zyrtarët e Vetëvendosjes me gjasë kanë tjera parime. Shumë fushata kundër produkteve serbe, me thirrjet për moskonsumim të tyre, ndalim të kamionëve transportues me mallra serbe, e shumë e shumë çka tjetër megjithatë për dikë në Vetëvendosje janë vetëm një farsë.

Deputetja dhe nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha – Kollçaku është parë të konsumojë më shumë kënaqësi biskotat Plazma që janë produkt i Serbisë.

Ndonëse është përpjekur që në aeroplan t’i fsheh ato, megjithatë një qytetar nga Kosova, që ka udhëtuar në të njëjtën aeroplan me të ka dërguar ca fotografi ku shihet qartë deputetja e VV-së duke ngrënë Plazma.

Fotografia është bërë me 16 shtator në aeroplanin që kthehej nga Treviso për në Shkup, shkruan gazetametro.

Deputetja gjatë qëndrimit të saj në Itali ka postuar fotografi. Si për ironi atje ka takuar shumë shqiptarë dhe me gjasë ka folur shumë për atdhedashuri. E pas këtyre fjalëve, gjatë kthimit ka shijuar biskotat nga Serbia, të cilat partia e Fatmire Mullhaxhes kërkon të largohen nga tregu i Kosovës.


Shtuar më 18/09/2018, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori