Deputetja e VV-së jep lajmin e keq për liberalizimin e vizave
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka folur për një takim që ka zhvilluar Komisioni për integrime evropiane me Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, në të cilin, sipas deputetes, kanë marrë sinjale se sivjet nuk do të ketë liberalizim vizash.

Në takimin e zhvilluar pa prezencën e mediave, Pacolli ka thënë Kosova ka dështuar të bëjë hapa konkretë sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, kushtit të fundit për liberalizimin e vizave.

“Sapo u ktheva nga një takim që e kishim më përfaqësues të Zyrës së BE-së për të diskutuar rreth përmbushjes së kriterit të luftimit të korrupsionit, për liberalizim të vizave. Nga ajo që pamë është tashëm e sigurt që nuk do të ketë liberalizim të vizave sivjet dhe është shumë e qartë që Kosova nuk ka bërë ndonjë hap konkret sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Pacolli.

Deputetja e VV-së ka thënë se përfaqësuesit e Zyrës së BE-së shpresonin se do të merrnin propozim pozitiv nga Komisioni Evropian mirëpo sipas saj, Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për përmbushjen e kushtit të fundit për vizat.

“Pra vetë përfaqësuesit e Zyrës Evropiane, shpresonin se do të ketë ndonjë propozim pozitiv nga Komisionit Evropian, pra shpresonin dhe nuk ishte ajo se ishin të bindur se do të merrnim një propozim pozitiv mirëpo shpresonin në atë që do ta marrim.


Shtuar më 12/04/2018, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori