Deputetja e PDK-së e sigurt që sot kalon demarkacioni
Ende nuk janë siguruar dy votat për të arritur numrin e mjaftueshëm për kalimin e marrëveshjes së shënimit të kufirit ndërmjet Kosovës me Malin e Zi.

Deputetja nga PDK-ja, Blerta Deliu – Kodra për RTV21 tha se ende nuk i kanë dy votat, mirëpo sipas saj pritet të sigurohen nga diskutimet që do të bëhen në seancën e sotme.

Deri më tani janë siguruar 78 vota mirëpo, iu nevojitën edhe 2 të tjera për miratimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit Kosovë – Mal i Zi.

Kjo është hera e tretë që Kuvendi i Kosovës po tenton ta votojë demarkacionin.


Shtuar më 28/02/2018, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori