Deputetja e AAK-së sulmon dialogun e Hashim Thaçit (VIDEO)
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka kaluar tashmë në nivel presidentesh, nuk po pritet shumë mirë nga një pjesë e atyre që i përfaqësojnë qytetarët në parlamentin e Kosovës.

Madje presidenti Thaçi, pati kërkuar që në kuadër të dialogut të ketë edhe përfshirje të subjekteve politike dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile.

Deputeti nga radhët e Nismas dhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Zafir Berisha, i cilëson si të gabueshme dhe jo kushtetuese marrëveshjet e arritura më parë në Bruksel.

Berisha thotë se duhet të ketë një komision i cili do t’i verifikojë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel nga pala kosovare dhe ajo serbe, pasi nuk duhet të mbështetën vendime të cilat shkojnë në dëm të vendit .

Ndërsa, deputetja e AAK-së dhe anëtarja e Komisionit për të Pagjeturit, Teuta Haxhiu thotë se marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri më tani nuk kanë prodhuar rezultate në interes të Kosovës, por veç sa e kanë ndihmuar Serbinë në rrugën e anëtarësimi drejtë BE-së.

Haxhiu mendon se ky format i bisedimeve në nivel presidentesh nuk do t’i sjell rezultate.

Formati i bisedimeve Kosovë-Serbi kohë më parë ka kaluar nga ai në nivel kryeministrash në atë presidentësh. /Tribuna Channel/
Shtuar më 17/11/2017, ora 08:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori