“Ajo është e avantazhuar”, Elhaida Dani dhe Sara Hoxha “përplasen” në DWTS (VIDEO)

Natën e djeshme, VIP-at në DWTS kanë ndërruar partnerët e tyre balerinë dhe kanë kërcyer me partnerët e konkurrentëve te tyre.

Çiftet e reja që u krijuan ishin: Sara dhe Lediani, Salsano dhe Ledia, Elhaida dhe Luixhino, Megi dhe Lori, Arditi dhe Erisa, Isli dhe Jora, Julka dhe Jurgeni, Arbri dhe Silvester.

E duket se ky ndërrim mes dysheve nuk ka sjellë pak debate dhe një i tillë ndodhi pak më parë pas performancës së dyshes së krijuar, Ledian dhe Sara.

Ishte kjo e fundit ajo që u shpreh në ‘Gold Room’ se Elhaida (partnerja e Ledianit në këtë spektakël) por dhe konkurrentët e tjerë janë më të avantazhuar pasi kanë eksperienca televizive dhe performanca të mëparshme përpara publikut.

Teksa vetë partneri i saj i kësaj jave, Lediani iu kundërpërgjigj duke i kërkuar të mos e përdorë më këtë si një justifikim për performancat e saj. Ky debat ngjalli reagime dhe nga konkurrentët e tjerë, të cilët dukej se ishin ndarë mes Ledianit dhe Sarës.

Një prej tyre ishte dhe Arditi i cili mbështeti Sarën duke u shprehur se eksperienca e tyre me publikun është favorizuese.