Deputeti u del në mbrojtje veteranëve të UÇK'së
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar ndaj deklaratave se janë marrë parat e sigurimeve shëndetësore për të paguar veteranët. Lushtaku ka thënë se këto deklarime nuk qëndrojnë dhe se janë për konsum politik për shkak të fushatës zgjedhore.
Ky është postimi i plotë i Lushtakut:

Deklarimet se janë marrë paratë e sigurimeve shëndetësore për të paguar pagat e veteranëve nuk qëndrojnë. Janë thjeshtë deklarime për konsum politik ditor ndonëse ende jemi në fushatë zgjedhore dhe me veprime të këtilla tentohet të fitohet ndonjë poen politik.

Ministria e Financave e ka dhënë arsyetimin e saj dhe si anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa nga ana e PDK-së e përkrah një qëndrim të tillë si plotësisht të arsyeshëm, ngase nuk mundemi që ta fusim Ministrinë e Financave në obligime dhe penalizime të mëtejme për mos kryerjen e pagave për veteranë që u takojnë me ligj.

Ndërkaq, kur miratohen aktet nënligjore për sigurimet shëndetësore, do të planifikohet buxheti konform atyre akteve.

Veprimet dhe deklarimet populiste veçsa krijojnë pengesa e vonesa të panevojshme në avancimin e proceseve që qeveria ka në përgjegjësi të realizojë.

Pastaj, etiketimi i veteranëve të UÇK-së si militantë është atakim i vlerave të luftës dhe një qasje destruktive në raport me njerëz të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në luftën e Kosovës, e që ka prej atyre që vijnë nga të gjitha partitë shqiptare të Kosovës pa përjashtim.
Shtuar më 17/10/2017, ora 20:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori